Tash, në TV Dukagjini: Përballje me radikalizmin islamik (LIVE)
Në emisionin "Përballje", ish-deputeti Burim Ramadani thotë se në Kosovë ka ekstremizëm të dhunshëm me ideologji që shpie në terrorizëm, por ish-deputeti tjetër, Amir Ahmeti, thotë se në Kosovë asnjë bombë nuk ka shkrepur në emër të ekstremizmit fetar.
Këto janë vetëm disa nga vlerësimet që janë thënë në emisionin "Përballje" që transmetohet direkt në RTV Dukagjini dhe në Telegrafi.com (duke filluar nga ora 20:20).
Ramadani e Ahmeti tregojnë se çka po ndodhë me të arrestuarit në Kosovë për dyshime për sulme terroriste. Ndërsa, Arian Xhezairi, studiues i Shkencave Sociale mendon se mediat i kanë dhënë shumë zjarr temës së ekstremizmit fetar në Kosovë.
Në emisionin “Përballje”, me autor Muhamet Hajrullahu do të publikohen edhe dhëna të Policisë e Prokurorisë speciale që kanë të bëjnë me terrorizëm. /Telegrafi/


