Please enter at least 3 characters.

Sulmet në kryeqytetin e Irakut shkaktojnë disa të vdekur

2017/02/1-193.jpg

Të paktën tre civilë janë vrarë, gjatë dy sulmeve të ndara në kryeqytetin irakian, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve policore.

"Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu në një rrugë në zonën Al-Tajiyat në veri të Bagdadit”, tha për AA, kapiteni i policisë Nazhan al-Khader.

Al-Khadertha konfirmoi se në një incident tjetër në qarkun Al-Mahmudiya të Bagdadit, sulmues të panjohur kanë qëlluar për vdekje.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera.

Iraku vuan nga një vakum shkatërrues të sigurisë, prej kur organizata terroriste DEASH pushtoi qytetin verior të Mosulit dhe një pjesë të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.