Please enter at least 3 characters.

Suksesi i “New Rules” nuk ka të ndalur, Dua Lipa arrin 200 milionë shikime në YouTube (Video)

2017/09/duuuu.jpg

Këngëtarja Dua Lipa këtë vit ka qenë pa diskutim një ndër emrat më të suksesshëm në botën e muzikës.

Kënga e saj e fundit “New Rules është pritur shumë mirë nga publiku që në momentet e para të publikimit.

Shumë shpejt, kjo këngë siguroi milionat e parë, si dhe filloi të renditet e para në shumë prej top listave të para në Britaninë e Madhe, dhe më pas edhe në SHBA.

Tani, dy muaj pas publikimit, kënga ka arritur të grumbullojë mbi 200 milionë klikime në kanalin YouTube.

E lumtur për këtë arritje, Dua vendosi që gëzimin ta ndajë me fansat përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“200 milionë!!!”, ka shkruar e lumtur këngëtarja kosovare. /Telegrafi/

https://twitter.com/DUALIPA/status/906802303906263040