Please enter at least 3 characters.

LIVE/ Suedi 0-1 Kosovë: "Dardanët" marrin fitore historike në Goteborg

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë.

Dardanët me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët ku kërkojnë një rezultat pozitiv.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Prishtinë, Kosova arriti fitore të madhe ndaj Suedisë 2-0.



14/10/2025 00:08- KAQ NGA KJO NDESHJE! URIME FITORJA DARDANË

13/10/2025 22:41- E jashtëzakonshme: Kosova e mposht sërish Suedinë dhe e ‘blindon’ vendin e dytë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Suedia.

“Dardanët” i fituan pikët e plota për ta blinduar vendin e dytë, falë golit të Fisnik Asllanit.

Kësisoj, Kosova shkon në kuotën e shtatë pikëve, katër më shumë se Sllovenia që renditet e treta derisa Suedia përshëndetet me shanset për t’u kualifikuar në Botëror përmes grupit B.

13/10/2025 22:36- Aro Muric shpëton sërish Kosovën

90+1’ Portieri Aro Muric ka bërë një tjetër super pritje për t’ia mohuar golin Suedisë.

13/10/2025 22:35- Katër minuta shtesë

90' Kosova është larg vetëm katër minuta nga fitorja e dytë ndaj Suedisë, si dhe e para në udhëtim.

13/10/2025 22:34- Tjetër zëvendësim te Kosova, Rrahmani e zëvendëson Muriqin

90’ Sulmuesi Albion Rrahmani gjithashtu është inkuadruar në përballjen me Kosovën, duke zëvendësuar Vedat Muriqin.

13/10/2025 22:21- Suedia sërish tenton me Isak

76’ – Suedia ka krijuar një tjetër rast të rrezikshëm. Ishte prapë Alexander Isak që provoi të shënonte një vollej, por sërish goditja jashtë portës.

13/10/2025 22:15- Foda me zëvendësim të dyfishtë, hynë Zhegrova e Emërllahu

71' Përzgjedhësi Franco Foda ka kryer edhe dy zëvendësime të tjera te Kosova.

Tekniku gjerman inkuadroi sulmuesin Edon Zhegrova dhe mesfushorin Lindon Emërllahu, për të zëvendësuar dyshen Fisnik Asllani e Veldin Hoxha.

13/10/2025 22:13- Rasti i parë i rrezikshëm për Suedinë, Isak i pasaktë

68’ Suedia ka krijuar rastin e parë të rrezikshëm në përballjen me Kosovën. Ishte sulmuesi Alexander Isak që tentoi të shënonte me kokë pas harkimit të Anthony Elangas, megjithatë goditja e tij fatmirësisht përfundoi mbi portë.

13/10/2025 22:10- Zëvendësimi i parë te Kosova, largohet Muslija – hynë Jashari

66’ Përzgjedhësi Franco Foda e ka kryer zëvendësimin e parë për këtë përballje. Tekniku gjerman futi në lojë mesfushorin Muharrem Jashari, duke larguar Florent Muslijën.

13/10/2025 22:07- 10 minuta të qetë, pa raste shënimi

60’ Në 10 minutat e fundit, Suedia ka qenë skuadër më dominuese në posedim por që nuk ka krijuar ndonjë rast të rrezikshëm.

Vendasit po tentojnë të krijojnë përmes të inkuadruarit, këmbëshpejtit Anthony Elanga por deri më tani mbrojtja dardane ka qenë plotësisht e pathyeshme.

13/10/2025 21:56- Tenton Muriqi, por larg portës

50’ Sulmuesi Vedat Muriqi tentoi ta befasonte portierin me një goditje jashtë zonës, pasi e ‘vodhën’ një top në mbrojtje, por që goditja ishte jashtë portës.

13/10/2025 21:51- Zëvendësim i trefishtë te Suedia

46’ Suedia menjëherë ka bërë tre zëvendësime. Përzgjedhësi Tommasson ka futur në lojë mesfushorin Anton Saletros dhe dy sulmuesit Roony Bardghji dhe Anthony Elanga, duke larguar Yasin Ayari, Alexander Bernhardsson dhe Lucas Bergvall.

13/10/2025 21:43- Nis pjesa e dytë

46' Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Suedi - Kosovë. "Dardanët" janë në avantazh prej 0-1 ndërsa do të synojnë që ta ruajnë rezultatin.

13/10/2025 21:30- Çfarë rasti, afër golit të dytë

43' Presin i madh, fitojmë topin në zonë, gjuan Muriqi, mbron portieri, nga topi i kthyer nga afër Avdullahu qëllon shtyllë. Ishim shumë afër.

13/10/2025 21:18- GOOOOOOOOOOL

32' Kosova shënon. Vedat Muriqi gjuan, Veldin Hoxha prek topin, ku del pasim i bukur për Fisnik Aslllanin i cili me qetësi shënon për 1-0.

13/10/2025 21:12- Asllani tenton nga distanca

27' Fisnik Asllani gjuan furishëm nga 20 metra, por portieri suedez mbron.

13/10/2025 21:03- Kosova del bukur në sulm

15' Kosova del bukur, Gallapeni harkon te Muriqi, i cili gjuan lartë mbi portë.

13/10/2025 21:00- Suedia me dy raste

10' Lindelof provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën

13/10/2025 21:00-

9' Isak gjuan bukur me kokë, më bukur mbron Aro Muric.

1' Nis ndeshja

13/10/2025 19:30-

Formacionet zyrtare, Suedi - Kosovë: Franco Foda me tri ndryshime

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Kombëtaren e Suedisë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Prishtinë, Kosova arriti fitore të madhe ndaj Suedisë 2-0.

Kosova deri tani mban vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Suedia ka vetëm 1 pikë. Të dy ekipet kanë zhvilluar nga tri ndeshje.

Franco Foda ka zbuluar formacionin startues ku ka disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Slloveninë.
Në portë është Aro Muric, ndërsa mbrojtja në qendër vjen me tre: Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari. Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda vijnë nga krahët.

Në mesfushë nga minuta e parë luan Veldin Hoxha me Leon Avdullahun, ndërsa afër tyre është Florent Muslija.

Sulmi përbëhet nga dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Në anën tjetër Suedia luan me dyshen Vicktor Gyokeres dhe Alexander Isak në sulm.

Suedia: Johansson, Lagarbiekle, Hien, Lindelof, Bernhardsson, Bergvall, Ayari, Svensson, Gudmundsson, Isak, Gyokeres.

Kosova: Muric, Krasniqi, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojovda, Hoxha, Avdullahu, Asllani, Muriqi, Muslija.

13/10/2025 19:12- Tifozët Dardanë drejt stadiumit

13/10/2025 18:31- Pamje nga zhveshtorja e Kosovës

Pamje nga zhveshtorja e Dardanëve pak para ndeshjes me Suedinë. Gjithçkla në vend të vet.

13/10/2025 18:29- Stadiumi duket gati për ndeshjen Suedi - Kosovë

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës zhvillohet në Ullevi, aty ku suedezët nuk kanë luajtur që nga viti 2009.

13/10/2025 18:23- Anthony Elanga: Synojmë hakmarrje ndaj Kosovës, dua ta kualifikoj Suedinë në Botëror

Anthony Elanga: Synojmë hakmarrje ndaj Kosovës, dua ta kualifikoj Suedinë në Botëror

Sulmuesi i Newcastle Unitedit Anthony Elanga ka shprehur vendosmërinë për të ndihmuar Suedinë të marrë revansh ndaj Kosovës në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Kupës së Botës, që zhvillohet sonte në stadiumin “Ullevi” të Goteborgut.

Në shtator, Suedia u mposht 2–0 në Prishtinë – një humbje që u cilësua si dështim i madh nga mediat suedeze. Por, Elanga thotë se ekipi është i përgatitur për të treguar një fytyrë tjetër.

“Jam shumë i revanshshtuar. E di sa shumë do të thotë kjo ndeshje për popullin suedez dhe për mua personalisht. Kam humbur një Botëror më parë kur u mundëm nga Polonia me 2–0, dhe nuk dua që historia të përsëritet. Dua ta çoj Suedinë në Botëror”, tha ai për “Dagens Nyheter”.

Lexo lajmin e plotë>>>

13/10/2025 18:21- “Zgjohu dhe vepro”, Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës kundër Suedisë

“Zgjohu dhe vepro”, Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës kundër Suedisë

Juventusi sërish i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova në përballjen e vështirë ndaj Suedisë.

Anësori zhvilloi pak minuta në barazimin ndaj Sllovenisë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të luajë titullarë kundër suedezëve.

Juventusi këtë herë vendosi t’i uronte fat Zhegrovës përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, tashmë i njohur si “X”.“Ngrihu dhe vepro.

T’i urojmë Zhegrovës fat dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në përballjen ndaj Suedisë në kualifikueset e Kupës së Botës më vonë sonte”, shkroi klubi italian.

13/10/2025 10:22- Isak paralajmëron Kosovën

Sulmuesi i Liverpoolit Alexander Isak thotë se kërkon vetëm fitore në përballjen ndaj Kosovës të hënën.

Suedia ka vetëm një pikë pas tre ndeshjeve në kualifikueset e Kupës së Botës, kurse të hënën do të luajë me “Dardanët” në Gotenburg.

Lajmi i plotë...

13/10/2025 10:24- Fisnik Asllani: Besoj në rezultat pozitiv

Sulmuesi Fisnik Asllani beson se nëse lojtarët japin më të mirën atëherë mund të marrin rezultat pozitiv ndaj Suedisë.

“Normalisht është një lojë shumë e vështirë me Suedinë. Edhe pse e kemi fituar ndeshjen e parë, do të jetë më e vështirë sepse jemi mysafir. Nëse japim më të mirën atëherë besoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv”.

Lajmi i plotë....

13/10/2025 10:26- “Isak, Gyokeres, Elanga...”, Foda thotë se e ka analizuar Suedinë - synon sërish befasi

2024/05/foda.jpgFranco Foda konfirmon një mungesë të madhe në mbrojtje për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është në dijeni të nivelit të lartë të Suedisë dhe stilit të tyre agresivë të lojës, ndërsa konfirmoi se do të luajnë sërish me kundërsulme.

“Dardanët” muajin e kaluar mahnitën të gjithë, duke e mposhtur me rezultat 2-0 Suedinë midis “Fadil Vokrri”.

“Suedia një kundërshtar që luan futboll shumë direkt, kanë shumë kualitet në sulm me emra si Isak, Gyokeres por edhe Elanga. Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje e vështirë, një ndeshje me presion shumë të lartë, por pavarësisht presionit që kanë e dimë se do të jetë vështirë për ne”.

Lajmi i plotë...

Një holandez ndanë drejtësinë në ndeshjen Suedi - Kosovë

UEFA ka vendosur që gjyqtari holandez DAnny Makkelie do të ndajë drejtësinë në sfidën Suedi - Kosovë.

Makkelie do të asistohet nga anësorët Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.

Ndërkohë gjyqtarë i katërt është Allard Lindhout, e në VAR e AVAR janë Clay Ruperti e Erwin Blank.

13/10/2025 12:29-

Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvilloj ndeshjen e dytë të muajit të tetorit, ku përballet me Suedinë.

Dardanët në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda do të duhet t'ia dalë në këtë ndeshje pa disa lojtarë shumë të rëndësishëm, shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.

L:ajmi i plotë....

13/10/2025 12:41-

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të muajit tetor, duke u përballur me Suedinë në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg, me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda do të duhet të përballet me mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve dhe kartonëve të verdhë. Nga lista fillestare janë larguar Florian Haxha dhe Lumbardh Dellova, të dy për shkak të lëndimeve. Në mbrojtje nuk do të luajë as Fidan Aliti, i pezulluar për shkak të kartonëve, ndërsa në mesfushë mungon edhe Elvis Rexhbecaj, i cili pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Arijanet Muric do të jetë në portë i padiskutueshëm, derisa në mbrojtje dyshja e konfirmuar është Ilir Krasniqi - Albian Hajdari dhe balotazh për qendërmbrojtësin e tretë mes Kreshnik Hajrizit, Leard Sadriut dhe Ron Racit. Në krah do të jenë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Dyshja e mesfushës janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha në vend të Rexhbecajt të lënduar...

Lajmi i plotë...

13/10/2025 14:13- Kosova mbanë stërvitje ditën e ndeshjes në Suedi

Kosova mbanë stërvitje ditën e ndeshjes në Suedi

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitje ditën e sotme në Goteborg të Suedisë.

Franco Foda e ka praktikuar këtë për herë të parë, që futbollistët të stërviten ditën e ndeshjes.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është mbajtur një stërvitje e lehtë në stadiumin Nya Ullevi ku do të zhvillohet ndeshja.

13/10/2025 14:14- Isak dhe Gyokeres në presion të hatashëm: Kërkojnë këndellje përballë mbrojtjes që dështuan në Prishtinë

Situata e Suedisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa dy nga sulmuesit e saj më të shtrenjtë, Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres, ndodhen në qendër të një presioni të madh për të kthyer fatin e skuadrës.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, Suedia ka vetëm 1 pikë dhe mban vendin e fundit në tabelë, pas Zvicrës (9 pikë), Kosovës (4 pikë) dhe Sllovenisë (2 pikë).

Një performancë e dobët në ndeshjen e ardhshme kundër Kosovës, që zhvillohet këtë të hënë, mund ta çojë ekipin në një krizë të thellë dhe ta komplikojë seriozisht rrugën drejt Botërorit të vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Presioni te dy sulmuesit suedez po rritet vazhdimisht, derisa ndaj Kosovës në Prishtinë të dy u bllokuan mjaftë mirë nga mbrojtja dardane.

Sonte është testi i radhës si për sulmuesit e shtrenjtë suedez ashtu edhe për mbrojtjen dardane që nëse arrin sërish t'i ndalë këta dy, atëherë vlera e futbollistëve tanë do të rritet edhe më shumë.

Lajmi i plotë....