Please enter at least 3 characters.

Studentja kërcënohet me armë, nuk ia lëshon plaçkitësve çantën ku kishte tezën për master (Video)

2017/09/Studentja-kërcënohet-me-armë-nuk-ia-leshon-plaçkitesve-çanten-ku-kishte-tezen-per-master-foto.jpg

Noxolo Ntusi po ecte nëpër një rrugë të qetë në Johannesburg të Afrikës së Jugut, kur prej një veture dolën tre plaçkitës dhe deshën t’ia vjedhur çantën.

Megjithëse e kërcënuan me armë në kokë, 26-vjeçarja ka rezistoi me tërë fuqinë, sepse brenda e kishte tezën e masterit dhe refuzonte ta lëshonte, transmeton Telegrafi.

“Jam pothuajse gati për magjistraturë dhe gjithçka do shkonte dëm po t’ia jepja çantën. Sikur të mi merrnin vetëm paratë nuk do e kisha problem”, ka thënë Ntusi lidhur me rastin.

Raportohet se ajo kishte brenda kopjet e vetme të studimit mbi molekulat zoologjike dhe humbja e tyre, nënkuptonte se i duhet të pret edhe një vit tjetër. /Telegrafi/