Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme
Nëse nuk tregojmë kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, bakteret mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë çrregullime të ndryshme
Ushqimi i përgatitur, i zier duhet të qëndrojë i ngrohtë deri në servirim, apo mund ta ftohni shpejt dhe t’i bëni gati enët e përshtatshme, të cilat i ruajnë dhe nuk i prishin cilësitë e ushqimeve.
Me rastin e gatimit të mishit të pulës, mishit të viçit, mishit të grirë, bërxollat dhe suxhukun, është me rëndësi që të siguroheni që pjesa e tyre e brendshme të arrijë temperaturën deri në 70 gradë Celsius në së paku 2 minuta.
Koha më e shkurtër e nevojshme për përpunim të përshtatshëm termik të mishit është:
▪ 60 gradë Celsius – 45 minuta
▪ 65 gradë Celsius – 10 minuta
▪ 70 gradë Celsius – 2 minuta
▪ 75 gradë Celsius – 30 sekonda
▪ 80 gradë Celsius – 6 sekonda
Mishi i viçit jo mjaft i zier apo mishi i pulës mund akoma të bartin mikroorganizma të dëmshëm.
Prandaj është me rëndësi që të kontrolloni ngjyrën e mishit në brendësi, a i kanë lëngjet me gjak pas përpunimit termik, transmeton Telegrafi.
Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.
Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët.
Simptomat e helmimit me ushqim shpesh përfshijnë diarre, të vjella, dhimbje stomaku ose nauze.
Të vjellat mund të çojnë në dehidrim, helmimi nga ushqimi shoqërohet edhe me simptoma të tilla si goja dhe fyti i thatë. Një tjetër simptomë që mund të rezultojë nga dehidratimi është ndjenja e trullosjes kur ngriheni në këmbë. /Telegrafi/


