Please enter at least 3 characters.

Sterling: I gëzuar me rikthimin e Liverpoolit ndaj Barçës, i lumtur ta shohësh Hendersonin dhe Arnoldin në finale

2019/05/Wijnaldum-Henderson.jpg
340:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Georginio Wijnaldum of Liverpool celebrates after scoring his team's third goal with Jordan Henderson and Trent Alexander-Arnold during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka treguar se është gëzuar me rikthimin e rezultatit nga Liverpooli ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli arriti të fitojë 4-0 në Anfield në ndeshjen kthyese, duke shënuar një prej rikthimeve më të mëdha në Ligën e Kampionëve pas humbjes 3-0 në Camp Nou.

Ky rikthim i rezultatit dhe kalimi në finale i klubit të madh anglez nuk i ka lumturuar vetëm tifozët dhe futbollistët e Liverpoolit.

I lumtur me këtë ka qenë edhe ish-sulmuesi i tyre, anglezi Sterling, i cili foli rreth kësaj ndeshje dhe rikthimit të rezultatit nga Reds.

Sterling, Arnold e Henderson janë miq të mirë (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

"Kam qenë shumë i gëzuar për Liverpoolin, njerëzit nuk mund të më besojnë, por është e vërtetë", ka thënë fillimisht Sterling.

"Të shohësh djelmosha si Hendo dhe Trent më finale më bën të lumtur, jam shumë i lumtur për ta", përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/