Please enter at least 3 characters.

Statistikat e Messit kur zbarkon në Itali lënë për të dëshiruar – në 11 ndeshje ka shënuar vetëm dy gola

2020/02/GettyImages-1208658182.jpg
276:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Lionel Messi of FC Barcelona stands disappointed during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between SSC Napoli and FC Barcelona at Stadio San Paolo on February 25, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Në ndeshjen mes Napolit dhe Barcelonës, pritej një shpërthim i Lionel Messit, pasi vinte nga një ndeshje në fundjavë ku kundër Eibarit kishte shënuar katër gola.

Se argjentinasi vihet në vështirësi sa herë është para skuadrave italiane në stadiumet e këtyre të fundit, nuk ishte një sekret.

Kjo pasi në 10 ndeshje sa kishte zhvilluar më herët, kishte shënuar vetëm dy herë, ndërsa njëri gol erdhi nga pika e bardhë.

Lionel Messi . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ndaj Napolit, në stadiumin ku u kthye në legjendë Armando Maradona, ai nuk arriti të shënojë, duke vazhduar me rekord të dobët në Itali.

Edhe Barcelona nga 11 ndeshje sa ka zhvilluar prej se Messi luan aty, ka marr vetëm një fitore, duke barazuar gjashtë herë dhe duke dal kokë ulur në katër raste.

Ndeshjet e Lionel Messit ndaj skuadrave italiane si mysafirë

2009 Inter-Barcelona 0-0

2010 Inter- Barcelona 3-1

2011 Milan- Barcelona 2-3 (1 gol, penallti)

2012 Milan- Barcelona 0-0

2013 Milan- Barcelona 2-0

2013 Milan- Barcelona 1-1 (1 gol)

2015 Roma- Barcelona 1-1

2017 Juve- Barcelona 3-0

2017 Juve- Barcelona 0-0

2018 Roma- Barcelona 3-0

2020 Napoli- Barcelona 1-1

 /Telegrafi/