Stadiumi i Cityt do të quhet Etihad Stadium
08/07/2011
Sipas mediave britanike marrëveshja vlen hiç më pak se 150 milionë funte të cilat do të merren gjatë 10 viteve të ardhshme.
Etihad, sponsori më i madh i klubit, është kompani nacionale nga Abu Dhabi dhe është një ndihmesë shtesë për pronarin e pasur të klubit, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan.
Kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe tashmë është shenjë dalluese e Manchester Cityt, pasi logoja dhe emri i saj janë në fanellat e këtij klubi. /Telegrafi/


