Please enter at least 3 characters.

"Spider-Mani i futbollit", Tom Holland surprizon me deklaratën për Lamine Yamal

Aktori i njohur britanik, Tom Holland, i famshëm për rolin e Spider-Man, ka nisur në Madrid turneun promovues të filmit të ri "Spider-Man: Brand New Day", ku mori pjesë edhe në një aktivitet të kombëtares së Spanjës për Kupën e Botës.

Gjatë eventit, Holland i dhuroi sulmuesit spanjoll Joselu një fanellë të veçantë të kombëtares me tematikë Spider-Man.

Më herët gjatë ditës, ai u shfaq edhe me partneren dhe kolegen e tij, Zendaya, në promovimin e filmit.

I pyetur se cili futbollist do të ishte i përshtatshëm për rolin e Spider-Man, Holland përmendi talentin e ri spanjoll Lamine Yamal.

“Ndoshta Lamine Yamal. Ai është shumë i shpejtë me topin dhe tepër i shkathët. Mendoj se do të ishte perfekt për këtë rol”, tha aktori.

Holland lavdëroi gjithashtu sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i njohur me nofkën 'Merimanga', duke thënë se edhe ai do të ishte një Spider-Man i shkëlqyer.

Madje, aktori zbuloi se Alvarez është pjesë e ekipit të tij të fantazisë për Kupën e Botës.

Pas intervistës, Julian reagoi në rrjetet sociale duke shpërndarë videon dhe duke e ftuar aktorin e Hollywood-it të takohen në të ardhmen. /Telegrafi/