Please enter at least 3 characters.

SPB Tetovë: Ndalohet një person, kapet duke vozitur në gjendje të dehur

2020/06/SPB-Tetove.png
Një person nga Tetova thotë se u mashtrua nga një shtetas turk, iu morën 18 mijë euro
Në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë është gjetur pistoletë

Më datë 29.10.2025 në orën 00:30 në rrugën "Kiro Ristovski Drnc" në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin E.N. (48) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.

Gjatë një kontrolli në komunikacion, punonjësit policorë kanë ndalur një veturë të tipit "Mitsubishi" me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.95 promilë alkool në gjak.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – "Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit".