Spanja fiton, Franca mbetet prapa (Video)
06/09/2013
Spanja ishte favoritja e madhe për të fituar dhe e dominoi gjithë takimin.
Jordi Alba pas 19 minutash lojë realizoi për 1-0 me asistim të Cesc Fabregas.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i spanjollëve dhe katër minuta pa përfunduar takimi (86’), Alvaro Negredo vërtetoi formën e lartë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Nga ana tjetër nuk pati gola fare në ndeshjen e zhvilluar në Gjeorgji, ku Franca dështoi të fitonte për të mbajtur hapin me Spanjën.
Tani Spanja ka 14 pikë në vendin e parë, tri pikë më shumë se sa Franca në vendin e dytë. Finlanda është në pozitën e tretë me gjashtë pikë dhe s’ka gjasa për kualifikim. /Telegrafi/


