Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Luftojmë për LK deri në ndeshjen e fundit

2018/04/Luciano-Spalletti-1-e1524424881502.jpg
295:"VERONA, ITALY - APRIL 22: Luciano Spalletti head coach of Internazionale FC looks on prior the beginning of the serie A match between AC Chievo Verona and FC Internazionale at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 22, 2018 in Verona, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores ndaj Chievos me rezultat 1-2 në Serie A.

Tekniku italian shpreson ende për një vend që dërgon në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe i ka premtuar tifozëve se skuadra do të përpiqet deri ne ndeshjen e fundit.

"Ndeshja ndaj Lazios do jetë vendimtare? Nuk e di, edhe të tjerat janë të rëndësishme. Skuadra e ka kuptuar se është diçka e mundshme dhe do të përpiqen deri në fund të fundit", ka thënë Spalletti për Premium Sport.

(Foto: Getty Images)

"Rafinha? Ka bërë një ndeshje të madhe, arrin të mbajë topin dhe të shtyjë skuadrën para".

“Kemi disa sulmues të talentuar si Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, por është komplet skuadra ajo që bën diferencën", ka shtuar trajneri.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Juventusit.

Zonjës së Vjetër fitorja i duhet për të qëndruar në vendin e parë, kurse zikaltërve për të shpresuar se në sezonin e ardhshëm do të luajnë në LK. /Telegrafi/