Please enter at least 3 characters.

Southgate konfirmon kthimin e Sterlingut për ndeshjen ndaj Kosovës

2019/11/RaheemSterlingGomez1-1-e1573744389827.jpg
242:"BURTON-UPON-TRENT, ENGLAND - NOVEMBER 13: Raheem Sterling and Joe Gomez attend a training session during and England Media Access Day at St Georges Park on November 13, 2019 in Burton-upon-Trent, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë ta përfshijë në formacion Raheem Sterlingun në ndeshjen e të dielës kundër Kosovës.

Anësori i Manchester Cityt u la jashtë Tre Luanëve për takimin e sotëm (e enjte) ndaj Malit të Zi, për shkak të zënkës me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez, që u bart edhe në kampin stërvitor të anglezëve.

"Vazhdojmë përpara. Mënyra si është stërvitur ka qenë shembullore", ka deklaruar Southgate në një konferencë për shtyp.

Raheem Sterling dhe Joe Gomez në stërvitje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Anglisë i mjafton një pikë në takimin ndaj Malit të Zi në Wembley që ta sigurojë kualifikimin nga Grupi A, ndërsa trajneri është pyetur se a do të hezitojë ta përfshijë Sterlingun në formacionin startues në sfidën e të dielës në "Fadil Vokrri".

"Asnjë (hezitim), kurrfarë (hezitimi). E morëm vendimin dhe nënvizuam gjithçka", ka thënë Southgate, i cili është kritikuar pse i ka dhënë rëndësi mediatike incidentit të ndodhur në stërvitje. /Telegrafi/