Please enter at least 3 characters.

Sousa: Kemi kapacitet t’i mposhtim të gjitha klubet

2016/01/sousa-kemi-kapacitet-t-rsquo-i-mposhtim-t-euml-gjitha-klubet_2_hd.jpg

Viola mposhti Interin 4-1 në Giuseppe Meazza duke arritur kulmin e suksesit që nuk ishte parë në 17 vitet e fundit.

Më poshtë lexojeni një pjesë të intervistës së Sousas për Rai Sport:

Scudetto?
“Kam një skuadër mjaft të mirë dhe kemi cilësi dhe aftësi për të konkurruar kundër të gjithëve. Duhet të vazhdojmë me këtë nivel jo vetëm në ligë, por në të gjitha garat që marrim pjesë, do të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje”.

Pse keni zgjedhur presionin e lartë dhe të vazhdueshëm?
“Ky është parimi ynë, në disa ndeshje e kemi treguar më shumë, në disa më pak, por e përsëris ky është parimi ynë”.

A prisje një Inter me tre mbrojtjes?
“Kam shumë respekt, por unë i përgatis lojtarët e mi sipas parimeve të mi dhe jo nga ato të kundërshtarit”.

A është kjo një Fiorentina ‘alla-Klopp’?
“Jo, ai është më i gjatë se unë dhe flokëverdhë, një gjerman tipik”.

Që tani keni hyrë në zemrat e shumë tifozëve?
“Firence është e pasionuar dhe unë jam i lumtur për tifozët”.

Marcos Alonso luajti si shkatërrues?
“Ai duhet të vazhdojë të përmirësohet, ka shpejtësi, driblon dhe ka cilësi të mëdha teknike. Gjithashtu ka aftësinë për të gjuajtur saktë dhe në qoftë se vazhdon kështu, me shumë mundësi në të ardhmen e afërt do të jetë një element më shumë për kombëtaren spanjolle”.

Keni qenë trajner në tetë vende të ndryshme, sa është e rëndësishme kjo për një teknik, pasi keni pasur mundësinë ta shikoni botën e futbollit nga perspektiva të ndryshme?
“E falënderoj Zotin që kam pasur këtë fat dhe që më ka dhënë kaq shumë mundësi. Gjithmonë do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja dhe këtë e kam bërë gjithmonë në të gjitha vendet ku kam qenë trajner”. /Telegrafi/