Please enter at least 3 characters.

Sot temperaturat deri në 32 gradë, nga e enjtja reshje shiu


Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërkaq nga e enjtja do të kemi reshje shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës nga 27-32°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/