Please enter at least 3 characters.

Sot mot me shi, nga e mërkura ngritje e temperaturave

2020/03/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.IHK njofton se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu, ndërsa nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/