Please enter at least 3 characters.

Sot më freskët, temperaturat deri në 27 gradë

2016/01/moti-gjat-euml-jav-euml-s-m-euml-shum-euml-diell-pak-vran-euml-sira-dhe-pak-reshje-shiu_hd.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/