Please enter at least 3 characters.

Sondazhi nga Pyper: Rreth 74% e qytetarëve mendojnë se me reciprocitet ndaj Serbisë rritet tregtia me Shqipërinë

2021/09/Reciprociteti-per-targat-pike-kalimi-kufitar-Merdar-foto-Ridvan-Slivova-4-1.jpg

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.

Rreth 67% e qytetarëve nuk pajtohen me qëndrimet e opozitës se marrëveshja për targa është e dëmshme për Kosovën. Rreth 33% pajtohen se marrëveshja i sjell dëm Kosovës.

Rreth 74% e qytetarëve mendojnë se me reciprocitet ndaj Serbisë do të rritej tregtia me Shqipërinë. 26% mendojnë se reciprociteti nuk ndikon në tregtinë bileterale Kosovë-Shqipëri.

Mbi 63% e respodentëve mendojnë se refuzimi i projektit të gazit nga Qeveria e Kosovës nuk do të ndikojë në raportet Kosovë-SHBA. Rreth 37% mendojnë se ky vendim i qeverisë do të ketë ndikim në raportet me Amerikën.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.