Please enter at least 3 characters.

Sipas një studimi Franca do të jetë kampione në 'Euro 2016'

2016/06/RTX19CW4-1170x658.jpg
436:"The trophy of the Euro 2016 is seen before the UEFA Euro 2016 qualifying draw in Nice, February 23, 2014. The 53 teams will be split into eight groups of six and one group of five. The top two sides in each group plus the best third-placed team will qualify directly for Euro 2016 in France. The UEFA Euro 2016 will be held in France from June 10 to July 10 2016. REUTERS/Jean-Paul Pelissier (FRANCE - Tags: SPORT SOCCER) - RTX19CW4
7:"REUTERS

Përfaqësuesja e Italisë, që u mposht në finalen e “Euro 2012”, do të ketë fushatë të mjerueshme në “Euro 2016”, derisa Anglia do të shkojë në gjysmëfinale. Kështu thuhet në studimin e “Goldman Sachs”, që e nxjerr Francën si fituese të Evropianit.

“Goldman Sachs” është bankë e investimeve, hulumtuesit e së cilës më shumë analizojnë ekonomitë e botës dhe tregjet financiare, por së fundi kanë nisur të analizojnë edhe ngjarje të sportit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Në bazë të raportit dalin disa parashikime befasuese:

“Përfaqësuesja e Italisë, që ka fituar katër herë në Kampionatin Evropian, ka gjasa vetëm 1.5 për qind të triumfojë në 'Euro 2016' dhe do të sigurojë vetëm tri barazime gjatë fazës së grupeve. Franca është favorite me 23.1 për qind, duke lënë pas vetes Gjermaninë me 19.9 për qind”, thuhet në raport.

“Anglia, që nuk ka arritur në gjysmëfinale të një turneu të madh për 20 vjet, renditet e katërta me 10.5 për qind. Ajo do të jetë e para në grupin e saj dhe do të arrijë në gjysmëfinale ku do të pësojë humbje nga Spanja, që ka 13.6 për qind gjasa për ta mbrojtur titullin”