Please enter at least 3 characters.

Sindikata e Policisë së Kosovës të mërkurën takim me ministrin Sveçla

2023/12/385533917_1529655564452204_4311216325968361108_n-1-e1702119996995-1130x635-1.jpg

Sindikata e Policisë së Kosovës të mërkurën do të zhvillojë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

"Po mund të ju konfirmojë se nesër do të ketë takim rreth orës 11:00", theksoi ai.

Policia e Kosovës dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para disa ditësh, ku kanë paraqitur 14 kërkesa, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës.

Më poshtë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare; /Telegrafi/