Please enter at least 3 characters.

Simeone: Triumfi nisi nga atmosfera jashtë stadiumit, në Anfiled do të luajmë me maturi

2020/02/DiegoSimeoneLiverpool-2-e1582067483295.jpg
287:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: Diego Simeone, Manager of Atletico Madrid reacts during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atletico Madrid and Liverpool FC at Wanda Metropolitano on February 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka dhënë një intervistë të shkurtër pas fitores së skuadrës së tij ndaj Liverpoolit (1-0) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një lojë për të cilën shpresonim, ndaj një rivali shumë të fortë, me një ritëm tjetër në pjesën e tyre dhe në pjesën tonë. Mendoj se e nisëm shumë mirë dhe pastaj luajtëm ashtu si duhej të luanim – në disa raste kemi mundur ta shtonim epërsinë”.

“Ata (lojtarët e Liverpoolit) luajnë shumë mirë, janë të fuqishëm fizikisht, janë specialistë në qarkullimin e topit dhe dalin shumë shpejt përpara...”.

Diego Simeone (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“E filluam fitoren që në rrethin e stadiumit. Në tetë vite, asnjëherë nuk kam parë një pritje të atillë”, ka deklaruar Klopp pas takimit.

Sa u përket gjasave për kualifikim të mëtutjeshëm: “Do të shkojmë të luajmë me shumë maturi, sepse ata janë mësuar të zhvillojnë ndeshje të mëdha në stadiumin e tyre”. /Telegrafi/

https://twitter.com/David_Mula/status/1229839892269748225