Please enter at least 3 characters.

Simeone i hapur për Interin

2016/01/simeone-i-hapur-p-euml-r-interin_hd.jpg

43-vjeçari do të rikthehet në Itali javën e ardhshme me skuadrën spanjolle, për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.

Dhe duke folur për ndeshjen, ai është pyetur nëse në të ardhmen do të jetë i gatshëm ta drejtojë skuadrën tjetër të Milanos, Interin, ku kaloi një pjesë të karrierës si futbollist.

“Tifozët e Interit duan të rikthehem si trajner? Më gëzon kjo, pasi kam kaluar kohë të mrekullueshme atje, të shkurtër por intensive. Kualiteti është më i mirë se kuantiteti”.

“Po, sot po punoj shumë mirë këtu me Atletico Madrid. E imagjinoj se një ditë në të ardhmen mund të shkoj atje”, ka thënë Simeone për Gazzetta dello Sport. / Telegrafi/