Si baba si djali: Kayne Rooney 5-vjeçar, shpërndanë autografe (Video)
20/05/2015
Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në vikend mes Manchester United dhe Arsenal, ka ndodhur një gjë e pazakontë në Angli.
Djali i kapitenit të Manchester United, Wayne Rooney, Kayne i cili është pesë vjeçar ka shpërndarë autografe për tifozët e Unitedit.
Wayne Rooney dhuronte autografe në njërën anë, ndërsa kur u kthye të merrte djalin mbeti i befasuar teksa pa tifozët duke i kërkuar pesë vjeçarit autografe.
Video e publikuar në internet po bënë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/


