Please enter at least 3 characters.

Shukri Aliu mbahej dy muaj i arrestuar në Kosovë

2016/01/f.1206202527464_m.gif

Fillimisht Aliu dyshohej se është i implikuar në vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë. Sipas policisë maqedonase, ai dyshohet se qëndron pas protestave dhe trazirave në rrugët e Shkupit, pas zhvillimit të aksionit policor “Monstër”.

Zëdhënësi i MPB-së së Maqedonisë, Ivo Kotevski, ka thënë mbrëmë se Aliu nuk figuron ende në kallëzimin penal për vrasjen e pesëfishtë, por shton se nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë mentor i të dyshuarve në këtë rast.

Këtë e mohoi sot ministrja e Brendshme maqedonas, Gordana Jankulavska, sipas së cilës ai nuk është ideolog dhe mentor i vrasjes së pesëfishtë në Smilkovcë. Aliu, sipas saj, akuzohet vetëm për veprën penale “dhunë”.

Ndryshe, familjarët e Aliut kanë thënë për KK se ai nuk është dashur të arrestohet, dhe se “krimin në Smilkovc e kanë bërë maqedonasit”.

Për ekstradimin e Shukri Aliut ka reaguar edhe Lëvizja Bashkohu, sipas së cilës “për ekstradimin e shtetasit të Kosovës, dikush duhet të japë përgjegjësi”. /Telegrafi/