Shtyhet derbi i madh Trepça - Prishtina
13/11/2015
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes është marrë nga Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas kërkesës së Sigal Prishtinës.
Kjo e fundit ka bërë kërkesë për shtyrjen e këtij ballafaqimi për shkak të ngarkesës së madhe që do ta ketë në javën e ardhshme, kur të martën dhe të enjten do t’i luaj dy ndeshje ndërkombëtare.
Skuadrat janë të obliguara që të gjejnë një termin të arsyeshëm për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.


