“Shtëpia e tifozëve kuqezinj” është gati në Francë (Foto)
14:"GENT SHKULLAKU
08/06/2016
Në Perros Guirec, sonte në orën 21:00, inaugurohet “Shtëpia e Tifozëve”, ku të jenë të pranishëm edhe lojtarët e Kombëtares dhe stafi teknik krahas drejtuesve të Federatës.
Mësohet se një numër i madh tifozësh shqiptarë do udhëtojnë drejt Francës për ti ndjekur nga afër “Shqiponjat”, ashtu siç kanë bërë gjithherë.
Kujtojmë që Shqipëria ndeshjen e parë të Europianit e zhvillon të shtunën ndaj Zvicrës.


