Please enter at least 3 characters.

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, pranë nxënësve në çdo fillim të ri

Foto nga akiva
Foto: Shtëpia Botuese “Dukagjini” /Facebook

Për disa fëmijë, sot nis për herë të parë rruga e dijes. Për të tjerë, është një hap i ri në një rrugë tashmë të njohur. Por për të gjithë, 1 Shtatori sjell emocione dhe fillim të ri.

Kjo ditë është e veçantë edhe për ne, sepse prej më shumë se dy dekadash kemi kënaqësinë të jemi pranë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve në një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës.

This browser does not support the video element.

Pas muajsh pune e përgatitjesh, ne jemi përkujdesur që çdo nxënës dhe çdo mësimdhënës ta nisë vitin shkollor me mjetet dhe materialet e nevojshme.

Me mirënjohje të thellë për secilin prind, mësimdhënës dhe nxënës për punën e palodhur dhe përkushtimin në rrugën e dijes, urojmë që ky vit shkollor t’ju shkojë mbarë e me shumë suksese!

true