Please enter at least 3 characters.

Shtëpi 410m² për qira në Lagjen e Profesorëve – me mundësi shfrytëzimi si zyrë #15909

Nëse jeni në kërkim të një prone të veçantë me hapësirë të gjerë dhe funksionalitet të lartë, kjo shtëpi me sipërfaqe 410m² në Lagjen e Profesorëve mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Prona ofrohet me qira me çmim 2,300 euro, e vendosur në rrugën "Fatos Limani".

Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Objekti është i strukturuar në përdhes, dy kate dhe nënkulm, ndërsa si ndërtesë është e ndarë në mënyrë simetrike në dy pjesë. Kati përdhes përfshin qëndrim ditor me kuzhinë, kuzhinë verore, banjo, depo dhe garazh. Kati i parë ofron qëndrim ditor, dhomë gjumi master dhe tualet, ndërsa kati i dytë përmban dy dhoma gjumi dhe banjo. Nënkulmi është i shfrytëzueshëm si dhomë pune.

Sistemi i ngrohjes është i mundësuar përmes Termokos. Shtëpia disponon truall me sipërfaqe 5.92 Ari, ku ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. Prona ofron mundësinë e lëshimit me qira edhe për zyrë, duke e bërë atë opsion të përshtatshëm si për jetesë ashtu edhe për aktivitete afariste.

Karakteristika dhe informata të pronës:

  • Sipërfaqe: 410m²
  • Truall: 5.92 Ari
  • 7 dhoma gjumi
  • 6 banjo
  • 8 tarraca
  • Orientimi: Veri, Jug, Lindje, Perëndim
  • Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
  • Sistemi i ngrohjes: TermoKos
  • Garazh
  • Vendparkim

Lagjja e Profesorëve njihet si një prej lagjeve më të kërkuara në Prishtinë, e karakterizuar nga hapësira gjelbëruese dhe qetësi. Lokacioni ofron qasje të afërt me Qendrën e Mjekësisë Familjare, si dhe lidhje të lehtë me rrugët kryesore dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për jetën e përditshme.

Kontakti:

Agjenti: Agron Krasniqi

Email: agron.krasniqi@pro-rks.com

Numri kontaktues: +383 44 888 444


true