Please enter at least 3 characters.

Shqipëria merr vendim për hapjen e ambasadës në Australi

2019/07/65237879_2357029591233335_5532422772128481280_n.jpg

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë të ditur se Shqipërisë së shpejti do të ketë ambasadën e saj në Kanberra të Australisë.

Cakaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky vendim për hapjen e ambasadës në Australi është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ta zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithësi.

Ministri Cakaj e ka quajtur lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë...Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë!Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithësi!Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin.Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeopolitike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeostrategjike e saj.Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisëështë një veprim me peshë të patjetërsueshme!Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë. /Telegrafi/