Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar
Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk ka një muze etnografik kombëtar.Përpjekja e 15 viteve më parë për të krijuar një sektor ku të prezantohen veshjet nga të gjitha krahinat brenda Muzeut Kombëtar në Tiranë dështoi.Në Shqipëri janë 8 muze etnografikë lokalë por nuk ka akoma një kombëtar. “Kjo është një pjesë e munguar e qytetit dhe një problematikë e kahershme”, u shpreh kërkuesi shkencor, Olsi Lataj për Euronews Albania.Etnografja Afërdita Onuzi tregoi se ka pasur shumë arsye për të cilat është përpjekur të hapë muzeun.“Së pari muzetë etnografike janë ID e një populli dhe në vendin më të pazhvilluar, më të varfër ka një muze modest kombëtar, sepse muze ofron mundësinë që të njohim vlerat e një populli", tha Onuzi.Në vitin 2008, Ministria e Kulturës vendosi që 1,200 metër katrorë të Muzeut Historik Kombëtar të përdoreshin për të ekspozuar objektet e rralla dhe me vlerë të pasurisë etnografike.Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dha 400 mijë dollarë për të përmirësuar ambientet në funksion të pavijonit të etnografisë, përfshirë restaurimin e një pjese të mirë të objekteve që do të ekspozoheshin.Zona e etnografisë përmban 1,430 veshje dhe artefakte, shumica prej tyre unike, të mbledhura në territorin shqiptar.Duke qenë se kjo hapësirë nuk u hap kurrë, Ministria e Kulturës deklaroi se “u evidentua një situatë kritike lidhur me hidro-izolimin e tarracës”.“Theksojmë që izolimi kundër ujit nuk ishte parashikuar në projektin e rikonstruksionit", thanë nga Ministria e Kulturës, pyetur nga Euronews.Ndërkohë, specialistëve që u morën me këtë punë, iu dha një tjetër përgjigje.“Një ditë të bukur pasi ju vu pika u bënë të gjitha dhe po mendonim për këndin e fëmijëve që zakonisht e kërkon ky muze një ditë të bukur u tha që muzeu do të kalojë në një ri-konceptim tjetër”, u shpreh Onuzi. /Telegrafi/


