Shqipëria digjitale për qeveri transparente
Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bërë gjatë Konferencës dyditore të vendeve pjesëmarrëse në iniciativën rajonale Electronic South Eastern Europe, organizuar nga Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me Këshillin e Kooperimit Rajonal dhe UNDP.
Shqipëria në moshën digjitale është një ndër objektivat më madhore të vendit, theksoi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.
“Në një hark kohor të shkurtër, vendi ja doli të jetë në mesataren evropiane të treguesit të EES. Është mbi 30 për qind, nuk është sa vendet e BE-së që është 63 për qind. Shqipëria renditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajon me katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licenca për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që më 2012 gati të avancojë me licencën 4 G", theksoi Berisha.
Kryeministri nënvizoi se teknologjia është leva e Arkimedit, për të plotësuar një nga kushtet më themelore, për një qeveri transparente dhe të mirë.
“Teknologjia digjitale është në shumë aspekte leva e Arkimedit, për të kapërcyer kohërat, për të kapur kohën e humbur, për t’i ofruar qytetarëve tanë shërbimet më të mira të kohës, për të vendosur gjithashtu në themel të transparencës, si kushtin e të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë”,.
Shefi i qeverisë shprehu bindjen e qeverisë për të forcuar partneritein rajonal në fushën e teknologjisë. /Telegrafi/


