Please enter at least 3 characters.

Shqipëria 12 pikë Australisë, këngëtarja falënderon duke bërë shqiponjën (Foto)

2016/05/kengetarja-1-e1463297160315.jpg

Votat nga juria në Eurovision janë prezantuar në mënyrën tashmë të njohur të festivalit.
Fillimisht janë dhënë pikët nga 1 deri në 10 për shtetet përkatëse nga secili shtet një nga një, e më pas pikët maksimale janë prezantuar nga përfaqësuesit e jurisë së shteteve.

Juria e Shqipërisë ka vendosur që me 8 pikë të vlerësojë këngën e Italisë, 10 këngën e Francës ndërsa 12 pikë i ka dhënë për këngën e Australisë.

Kur përfaqësuesi nga Shqipëria ka treguar pikët maksimale, prezantuesja e Australisë, Dami Im është gëzuar shumë dhe ajo menjëherë ka bërë me duar shqiponjën, për të falënderuar Shqipërinë.