Shpresat e Barcelonës për De Ligt po shuhen, lojtari gjithmonë e më pranë PSG-së
253:"DOETINCHEM, NETHERLANDS - MAY 15: Matthijs de Ligt of Ajax signals to a team mate during the Eredivisie match between De Graafschap and Ajax at Stadion De Vijverberg on May 15, 2019 in Doetinchem, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
De Ligt e Rasmus Nissen Kristensen . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Matthijs de Ligt. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images
13/06/2019
Barcelona shpresonte se do të nënshkruante me Matthijs de Ligtin e Ajaxit, por duket se gjasat janë zvogëluar.
Drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë demoralizuar me zhvillimet e fundit për 19-vjeçarin dhe tani gjasat që ai të shkojë në Kataluni janë shumë të vogla.
E ardhmja e tij ende nuk është definuar plotësisht, por duket se bisedimet e agjentit të tij Mino Raiolas me PSG-në, i kanë zvogëluar gjasat e Barcelonës.
Barcelona nuk mund ta rrisë ofertën që i kanë bërë lojtarit një muaj më parë.
Një tjetër gjë është se lojtari nuk i garantohen minuta, duke e ditur që konkurrenca në mbrojtje është e madhe.
Në garë për holandezin përveç PSG-së janë edhe Juventusi, Manchester United, Liverpool dhe Bayern munich. /Telegrafi/


