Please enter at least 3 characters.

Shpërthimi në një tren të Londrës, policia thotë se po e trajtojnë si një sulm terrorist (Foto/Video)

2017/09/w4-4-e1505469775383.jpg

Si pasojë e një shpërthimi në një tren të mbushur me pasagjerë, kaosi ende është duke mbizotëruar në metronë e Londrës.

Pas kësaj, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë bërë të ditur se shërbimet e metrosë janë pezulluar në mes të Edgware dhe Wimbledon.

Stacioni Parsons në perëndim të Londrës mbetet i mbyllur, me kërkesën që udhëtarët të shmangin zonën, pasi një pajisje shpërtheu në një tren të mbushur me njerëz.

Dhe siç shkruajnë më tej mediat britanike, policia ka konfirmuar se po e trajtojnë sulmin si një incident të lidhur me terrorizmin. /Telegrafi/