Please enter at least 3 characters.

Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Shkup, lëndohet një i mitur

2016/01/tmerr-n-euml-tiran-euml-ambulanc-euml-s-i-del-shtrati-i-pacientit-duke-ecur-n-euml-mes-t-euml-rrug-euml-s-foto_hd.jpg

Një i mitur është lënduar në një zjarr që shpërtheu sot në një ndërtes banimi në rrugën "Hristo Smirnenski" në Shkup.

"Zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve, dhe një djalë 13-vjeçar që ndodhej në apartament u lëndua nga zjarri dhe u transportua me ambulancë në Spitalin "Shën Naum i Ohrit" për trajtim", thonë nga MPB.

Zjarri u raportua rreth orës 12:40, dhe me ndërhyrjen e shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ai u lokalizua dhe u parandalua përhapja e tij.