Shpërdorim i pasurisë së huaj, ia mori çelësat e veturës dhe iku në drejtim të panjohur
29/04/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Rasti ka ndodhur të hënën, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
“28.04.2025 – 17:24. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka marr çelësat e automjetit të ankuesit mashkull kosovar dhe ka vazhduar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
I dyshuari është ndaluar dhe është arrestuar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar. /Telegrafi/


