Shokë dhome me Erling Haalandin në Salzburg: Nuk luante fillimisht, këshillat e mia e ndihmuan
Futbollisti i njohur kosovar Valon Berisha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Ai ka diskutuar edhe për periudhën sa ishte pjesë e Salzburgut në Austri, veçanërisht për miqësinë që kishte me yllin norvegjez Erling Haaland.Berisha ka rrëfyer se si Haaland kishte vështirësi të mëdha atje fillimisht pasi nuk po luante mjaftueshëm, por që këshillat e tij e ndihmuan që të shndërrohet në një sulmues të pandalshëm.“Ky (Haaland) ka qenë pak si i vetmuar tek Salzburgu sepse ishte i ri e gjëra të tilla. Gjashtë muajt e parë ky nuk ka luajtur fare, pasi para tij ka luajtur Munas Dabbur”.“Haaland nuk ka qenë i parashikuar të jetë sulmuesi kryesor ishte një tjetër Smajl Prevlak, ai luan tani tek Hertha Berlini në ligën e dytë”.“Edhe ky më pyeti pastaj a po vjen me bashkëjetu me mua një kohë kur je këtu edhe unë i thashë po”.“Në atë kohë u bëmë një shoqëri e mirë dhe kemi ndejtur bashkë e kam përcjellë në ushtrime”, ka thënë Berisha mes tjerash.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


