Shoferi 'huqi cakun', vetura përplaset dhe fluturon në 15 metra lartësi - në një kabinë pagese në autostradë në Kinë
Një video ka treguar momentin tronditës kur një shofer përplaset me makinën e tij në një kabinë pagese përpara se makina të fluturojë 15 metra në ajër dhe të përplaset në tokë.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në stacionin e pagesës Shihe të autostradës Shenyang-Dalian, në Kinën qendrore më 24 nëntor, përcjell Telegrafi.
Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë momentin kur shoferi shkon me shpejtësi drejt betonit në hyrje të stacionit të pagesës përpara se të përplaset drejt e në të.
Ndikimi është aq i madh dhe mbetjet nga automjeti hidhen në ajër, ndërsa pengesa e përplasjes mbetet e paprekur.
Çuditërisht, shoferi i mbijetoi përplasjes dhe raportohet se po shërohet në spital, sipas mediave lokale të cilat raportojnë se rasti aktualisht është nën hetim. /Telegrafi/


