Please enter at least 3 characters.

Shoferi britanik filmohet me portë futbolli sipër makinës

Policia britanike në Hertfordshire ndau një video në mediat sociale të incidentit, ku shoferi del nga një kryqëzim me portën e montuar plotësisht sipër automjetit.

Makina shihet duke u ndalur shpejt pasi policia afrohet, me kornizën dukshëm të pa siguruar siç duhet, transmeton Telegrafi.

Policia tha në mediat sociale: "Ndërsa kjo video mund t'ju ketë bërë të qeshni (ose të merrni frymë thellë!), ka një anë serioze. Porta nuk ishte e siguruar siç duhet dhe mund të kishte shkaktuar lehtësisht një përplasje”.

"Në Mbretërinë e Bashkuar, drejtimi i makinës me një ngarkesë të pasigurt është i paligjshëm dhe klasifikohet si i rrezikshëm. Rastet serioze madje mund të çojnë në burg", shtuan nga policia.

Sipas policisë, shoferit iu hoqën tre pikë nga leja e tij dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 120 funtesh.

Një zëdhënës i policisë së Hertfordshire i tha The Sun se incidenti ndodhi më 12 maj të vitit të kaluar, rreth orës 6.08 pasdite në Borehamwood.

Ata shtuan se shoferi "u paraqit së fundmi në gjykatë" ku iu dha gjoba. /Telegrafi/