Please enter at least 3 characters.

Shiu mbush Kaskadën e Drinit, KESH thirrje banorëve për kujdes

Sipas njoftimit, kulmet e reshjeve priten më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë

Autoritetet hidrometeorologjike njoftojnë sot më 16 nëntor 2025, se gjatë periudhës 17–23 Nëntor priten reshje të dendura në basenin e lumit Drin.

Sipas njoftimit, kulmet e reshjeve priten më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet mund të arrijnë deri në 150–200 mm në Fierzë dhe deri në 300 mm në Koman–Vau i Dejës.

KESH po monitoron situatën dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.

Në njoftim gjithashtu theksohet se qytetarët e zonave përreth duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhës me reshje intensive.

Banorët këshillohen të mos afrohen pranë lumenjve dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, ndërsa situata do të vazhdojë të monitorohet ditë pas dite./Tv Klan