Please enter at least 3 characters.

Shilegov: Ahmeti ka pranuar kërkesat tona edhe në formë të shkruar

2016/05/Petre-Shilegov-1.jpg
7:"montaza

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ka thënë se dje e kanë plotësuar kërkesën e BDI-së që t'i kenë të shkruara kushtet për t'i marrë nënshkrimet nga deputetët e partisë më të votuar shqiptare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Dje i kemi dërguar kushtet e shkruara në BDI. Kjo formë komunikimi e kërkuar nga BDI përshpejton procesin e mbledhjes së nënshkrimeve.'' ka thënë Shilegov, njofton Kanal 5.

Nga BDI në njoftimin për takimin me ambasadoren e Turqisë, Erkal Kara për këtë temë kanë thënë ''E kemi parasysh se vendimi jonë është shumë i rëndësishëm dhe për këtë jemi duke diskutuar gjërësisht për të sjellë një vendim shumë të rëndësishëm.'' kanë thënë nga BDI. /Telegrafi/