Please enter at least 3 characters.

Shfaqet dokumentari “Mos u plaksh"

2016/01/pleqt-euml-e-braktisur-nga-familja-video_hd.jpg

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), prezanton raportit të hulumtimit dhe shfaqjen e dokumentarit “Mos u plaksh".

Sipas njoftimit prezantimi i raportit dhe dokumentarit bëhet sot në orën 13:00, në Kinemanë ABC, në Prishtinë.

“Ky raport trajton gjendjen aktuale të të moshuarve në Kosovë dhe ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë ndaj kujdesit të tyre, pjesë e popullsisë e shpërfillur për një kohë të gjatë nga shoqëria në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e organizatës.