Shënoi dy gola dhe asistoi njëherë, Sunday Akinbule flet për fitoren e parë të Prishtinës
13:"Shpend Ahmeti
24/08/2024
Sunday Akinbule ishte protagonist absolut te Prishtina në fitoren ndaj Ferizajt si mysafir me rezultat 3-1. Sulmuesi nigerian shënoi dy herë, ndërsa asistoi te goli i tretë i Prishtinës i shënuar nga Ardian Muja, duke kompletuar një ndeshje shumë të mirë në aspektin individual.Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës këtë sezon, pasi në xhiron e parë barazuan pa gola ndaj Suharekës, ndërsa në xhiron e dytë ndeshja nuk u zhvillua.


