")
Please enter at least 3 characters.

Shënohet Java kundër dhunës me armë

2016/01/f.0617123219564_m.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se për MPB-në, trajtimi i dhunës me armë është një nga prioritetet, prandaj është duke vazhduar zbatimi i Strategjisë për kontrollin e armëve të vogla e të lehta si dhe Planit të veprimit.

“Java Globale kundër dhunës me armë organizohet çdo vit në gjithë botën dhe trajton një fenomen që më së miri përshkruhet me frazën e mëposhtme: Armët e vogla janë armë të shkatërrimit në masë, sepse çdo vit afërsisht gjysmë milioni njerëz vriten nga armët e vogla”, tha ministri Rexhepi.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Reshat Maliqi tha se në kuadër të Planit zhvillimor 2011-2015, njëra ndër objektivat strategjike ka të bëjë me ngritjen e nivelit të sigurisë publike, e që në këtë rast ndërlidhet me parandalimin dhe luftën kundër dhunës me armë.

Ilir Kukaj nga Agjencia Nacionale e Forenzikës theksoi se plumbat bredhës përpos dëmeve materiale, mund të shkaktojnë edhe vdekjen. “Para se të shkrepni me armë në ajër gjithmonë ta keni parasysh se ju mund t’ ia merrni jetën dikujt. Mbani mend se është shpejtësia e plumbave ajo që vret, e jo nxehtësia”, tha Kukaj.

Ndryshe, për parandalimin e të shtënave me armë nëpër ahengje dhe dasma nga Departamenti i Përgjithshëm i Policisë është lëshuar Urdhri Operativ “Sezoni Veror”, po ashtu Departamenti i Rendit Publik në bazë të këtij urdhri, ka hartuar planet operative për ta luftuar këtë dukuri. /Telegrafi/