Please enter at least 3 characters.

Shemsi Elezi kandidat i VV-së për kryetar të Drenasit

2017/08/shemsi-elezi.jpg

Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Shemsi Elezin për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në njoftimin e këtij subjekti politik thuhet se “anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e kanë votuar z. Shemsi Elezin si kandidat për kryetar të kësaj komune”. /Telegrafi/