Please enter at least 3 characters.

Shembet dheu, bllokohet rruga Prizren - Prevallë

2024/04/reqan.jpg

Rruga Prizren-Prevallë, më saktësisht në hyrje të fshatit Reçan është bllokuar si pasojë e shembjes masive të dheut dhe gurëve.

Qytetarëve u kërkohet që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative tjera për Prevallë dhe Brezovicë.

Ende nuk dihet nëse ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në këtë pjesë, edhe më herët ka pasur rrëshqitje të dheut.