Please enter at least 3 characters.

Shelly Finkel sqaron thashethemet lidhur me kundërshtarin e ardhshëm të Deontay Wilder

2018/12/GettyImages-1045174780.jpg
307:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 03: Professional boxers Deontay Wilder (L) and Tyson Fury speak onstage during their press conference to promote their upcoming December 1, 2018 fight in Los Angeles at The Novo by Microsoft on October 3, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Victor Decolongon/Getty Images)
12:"Getty Images

Bashkëmenaxheri i Deontay Wilder, Shelly Finkel, i ka përgënjeshtruar spekulimet se boksieri amerikan do të tërhiqet nga rimeçi me Luis Ortiz për t'u përballur me Tyson Furyn në fund të këtij viti.

Kampioni i WBC-së në muajin e kaluar deklaroi se do të ndeshej me Ortiz gjatë këtij viti, porse akoma nuk është konfirmuar data dhe vendi i meçit.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pas asaj përballjeje do të ndodhë dueli me Furyn (që po ashtu do të jetë një rimeç), i cili pritet të ndodhë në shkurt ose mars 2020.

Mirëpo, bashkëpromovuesi i Wilderit, Bob Arum, ka deklaruar se 'Gypsy King' është i gatshëm të ndeshet me amerikanin më herët. Madje, promovuesi i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, shkoi një hap më tej duke thënë se Deontay nuk do të rrezikojë humbjen nga Ortiz, porse do ta kërkojë duelin me Tysonin, i cili në këtë vit do t'i sillte shumë para pavarësisht rezultatit.

Deontay Wilder në duelin ndaj Luis Ortiz (Foto: Getty Images/Guliver)

"Siç qëndrojnë gjërat dhe ashtu siç iu ka thënë Deontay Wilder tifozëve, do të ndeshemi me Luis Ortiz. Pastaj do të përballemi me Tyson Furyn".

"Nuk e di pse po bëhet kjo pyetje, por meçi i radhës i Deontayt, meçi jonë i radhës është ndaj Ortiz. Pas tij do të vijë rimeçi kundër Furyt", ka sqaruar Finkel për World Boxing News. /Telegrafi/