Please enter at least 3 characters.

Shaqiri për finalen e Ligës së Kampionëve: Të bashkuar mund të arrijmë shumë

2019/05/Shaqiri-Reds.jpg
325:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Divock Origi of Liverpool (27) celebrates as he scores his team's fourth goal with Xherdan Shaqiri and team mates during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri ka motivuar bashkëlojtarët e tij para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, të cilën Liverpooli e zhvillon ndaj Tottenham Hotspur.

Liverpooli dhe Tottenhami do të ndeshen në finalen e madhe të 1 qershorit në Wanda Metropolitano.

Ka disa ditë që Reds kanë udhëtuar drejt Spanjës në Marbella për t'u përgatitur sa më mirë dhe sipas yllit shqiptar kjo është pozitive pasi të bashkuar mund të arrijnë shumë.

"Gjëja më e rëndësishme për një grup të madh është që të jenë të bashkuar", ka thënë fillimisht Shaqiri për Liverpoolfc.com.

Shaqiri duke festuar një gol së bashku me bashkëlojtarët (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Gjithsesi, mund të arrijmë shumë - dhe e pamë atë në disa ndeshje, veçanërisht ato kundër Barcelonës".

"Ne kishim disa lojtarë që nuk luajtën, kështu që treguam se bashkimi ynë është shumë i fortë. Kjo është shumë e rëndësishme gjithnjë, sidomos për këtë lojë".

"Gjithmonë është mirë të shkosh në një kamp trajnimi, të qëndrosh gjithë ditën së bashku, të shijosh diellin, të stërvitesh fort dhe për grupin, është gjithmonë e rëndësishme të qëndrosh së bashku".

"Kjo ju jep fuqi për ditët e ardhshme dhe shpresojmë për lojë", përfundoi ylli me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/