Please enter at least 3 characters.

Sfida Kosovë - Shqipëri nuk do të luhet sherri i tifozëve

2016/01/sfida-kosov-euml-shqip-euml-ri-nuk-do-t-euml-luhet-sherri-i-tifoz-euml-ve_hd.jpg

Miqësorja nuk ishte e zyrtarizuar, por nga të dy federatat ishte thënë se do të luhet në terminin e lirë të FIFA-s për miqësore gjatë muajit qershor.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, konfirmoi se nuk do të ketë miqësore, pa dashur të lëshohet në arsyetime. Ai ngul këmbë se kjo ndeshje nuk ishte e konfirmuar dhe nuk ka se si të quhet e anuluar.

"Ne mund të luajmë kur të duam, por tash nuk jemi të interesuar as ne si federatë e as FSHF-ja", ka thënë Vokrri të premten.

Në fakt, Kombëtarja shqiptare përcillet me shumë interesim në Kosovë, shumë më shumë se që përcillen ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.